Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se Qeveria po kërkon hyrje në BE, në kohën kur po del nga veriu.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se a duhet fillimisht të kthehet në veri, që të hyjë në BE dhe se a është e koordinuar kërkesa për anëtarësim në BE apo po bëhet për ta eklipsuar dështimin historik në veri dhe për ta kthyer topin nga BE.
Postimi i tij i plotë:
Në kohën kur kjo Qeveri del nga veriu, kërkon hyrje në BE. Tani që të hyhet në BE a duhet së pari të rikthehet në veri ? Kërkesa për hyrje në BE a është reale në këto rrethana dhe e koordinuar ? A mos po bëhet kjo kërkesë për ta eklipsuar dështimin historik në veri dhe për më shumë për ta kthyer topin tek BE -ja me justifikim – ‘Ju BE-ja kërkoni nga ne këtë e atë, ja edhe ne kërkojmë këtë’. Poshtë populizmi.