A është ky detaj shenjë e pakënaqësisë së Borës ndaj veprimeve të Donaldit?

A është ky detaj shenjë e pakënaqësisë së Borës ndaj veprimeve të Donaldit?

Varësja e famshme që Donaldi ia hodhi Borës nga oborri i shtëpisë në atë të Top Channel në tre vjetorin e njohjes u bë histori në vete.

Nga ai moment, prezantuesja është shfaqur në çdo paraqitje të saj me varësen dhuratë.

Njëjtë ndodhi edhe në xhirimet e programit “Përputhen” gjatë javës që lamë pas përfshirë edhe spektaklin “Prime” që u xhirua të Premten dhe u transmetua të Shtunën.

FOTO: Bora të premten dhe të shtunën në “Përputhen”.

Por, pas gjithë asaj afërsie mes Beatrix dhe Donaldit, mesa duket gjërat kanë ndryshuar.

Ndjekësit e kanë pikasur me shumë kurreshtje faktin që varësja mungon sot.

Kjo është interpretuar nga ndjekësit si shenjë e zhgënjimit të Borës me sjelljet e Donaldit karshi Beatrix.

Nuk përjashtohet mundësia që episodi i sotëm i “Përputhen” është xhiruar javën e kaluar dhe kjo të jetë rastësi prandaj për të “konfirmuar” mungesën e varëses në mënyrë të qëllimshme, këtë detaj duhet ta “monitorojmë” edhe në ditët në vazhdim./Gazeta Enigma/

Related Articles