A është në lidhje me Çiljetën? Përgjigjet Besi

A është në lidhje me Çiljetën? Përgjigjet Besi

Bes Kallaku, prej dy ditësh ka qenë në qendër të spekulimeve se ka nisur një romancë të re me Çiljeta Kormuzin, ish konkurrente e emisionit “Përputhen”.

Por, komediani i ka mohuar këto aludime.

Në lidhje me vërtetësinë e thashethemeve, për AnabelMagazine Besi u shpreh: “Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel”.

“As nuk kam pikën e lidhjes me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem! Kam të tjera prioritete në jetë. Faleminderit”, shtoi ai më tej.

Gjithçka nisi kur bukuroshja postoi një fotografi me Besin nga Brukseli, ku ai ishte për të mbajtur një koncert.

Related Articles