A është nëna e Messit me prejardhje shqiptare? Çelaj jep detaje interesante

A është nëna e Messit me prejardhje shqiptare? Çelaj jep detaje interesante

Aktori i njohur Lirak Çelaj ka dhënë detaje interesante për raportimet e fundit që nëna e yllit argjentinas, Lionel Messit është me prejardhje shqiptare.

Në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, ai tha se “doli edhe një gazetë argjentinase që e konfirmoi. Por, kishat mbajnë regjistra të sakta, jo vetëm në Argjentinë por gjithkund”.

Ai po ashtu shtoi “kam komunikim të kamotshëm me këtë priftin, mendoj që është një njeri serioz, nuk është njeri që ja fut kot. Sidoqoftë mua po më pëlqen ta besoj, sepse nuk ja kam bërë ADN-në”.

Nesër mbrëma me fillim nga ora 21:00 do të ketë një emision sepcial për finalen e madhe të Kampionatit Botëror – ku do të përballen Argjentina dhe Franca.

Related Articles