Deri tani është raportuar se ka pasur ftesa për disa personalitete dhe figura politike nga Kosova, për inaugurimin e Donald Trump si president amerikan.
Derisa krerët institucional nuk kanë marrë ftesë, figurat politike si Behxhet Pacolli, kryetar i AKR-së dhe Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, Eman Rrahmani nga Lista për Familjen, Hisen Berisha nga PDK, e disa të tjerë, kanë deklaruar se janë ftuar zyrtarisht për ceremoninë e inaugurimit.
Bashkë me ta, ashtu është deklaruar edhe për disa biznismenë nga Kosova.
Së fundmi, është bërë e ditur se në këtë ceremoni, pjesëmarrja mund të bëhet edhe me bileta, të cilat normalisht kushtojnë me para.
Mbetet të shihet se a kanë marrë vërtetë ftesa këto figura politike, apo e “blenë” pjesëmarrjen atje.