Dy shoferë të kompanisë “Shpejtimi” kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit që njëri prej tyre shkaktoi mëngjesin e sotëm në magjistralen Gjakovë – Prizren, saktësisht te Autosalloni ‘Xeni’. Rastin tashmë e kanë konfirmuar edhe nga Policia.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur shoferi i autobusit po dyshohet se ka humbur kontrollin dhe më pas ka dalë jashtë rrugës, duke goditur automjetet në oborrin e autosallonit.
Nga Policia Rajonale në Gjakovë kanë bërë me dije për Sinjalin se shoferi i është nënshtruar alkotestit dhe ka rezultuar se i njëjti nuk ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
Sipas informacioneve të para dhe ekzaminimeve të kryera, dëmet kapin vlerën e rreth 100 mijë eurove, edhe pse pronari i autosallonit dha shifrën prej 200 mijë.