Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffry Hovenier ka takuar mëngjesin e sotëm dy kryetarët e komunave në Veri nga radhët e PDK-së, atë të Zubin Potokut dhe Zveçanit.
Por kanë qenë dy kryetarët e tjerë nga radhët e VV-së, ata që kanë refuzuar takimin me diplomatin amerikan.
Pas takimit me ambasadorin amerikan nuk ka pasur prononcime për media .
Por ka qenë nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku që ka zbuluar një detajë interesant në një postim të saj, e ku gjatë pyetjeve të një qytetari, ajo ka thënë se nuk ka pasur kërkesë që ata të dorëhiqen nga posti i kryetarëve.
“Jo. Askush nuk e ka kërkuar dorëheqjen”, ka qenë përgjigja e Çitaku ndaj një komentuesi.