“A jeni n’veti” – Kusari-Lila kritikon opozitën për thirrjen e seancës për kontratat njëburimore

“A jeni n’veti” – Kusari-Lila kritikon opozitën për thirrjen e seancës për kontratat njëburimore

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar opozitën për thirrjen e seancës për shqyrtimin e ‘propozim-rezolutës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti’.

“Në vitin e katërt të legjislaturës e ftoni seancën e jashtëzakonshme me 40 nënshkrime edhe thirreni në raport, në të cilin shumë qartë Zyra Kombëtare e Auditimit i ka nxjerrë gjetjet, të cilat deputetja Baraliu iu lexoi për mangësitë në projektet e nënshkruara gjatë qeverisjes PAN dhe ju në mungesë të forcës e guximit të ballafaqoheni me të bëmat tuaja (LDK e PDK), filluat të bëni zhurmë…Pjesë e kësaj ftese për seancë keni kërkuar që këto kontrata të miratohen nga Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike, a jeni në veti? A po doni me ia marrë obligimet KRPP-së?”.

Kusari-Lila tha se debati i sotëm në Kuvend është qesharak.

“Nuk ka nevoje me thirrë seancë të jashtëzakonshme në vitin e katër të legjislaturës këtu mos me pasë seancë të rregullt që të votohen ligje e të votohen marrëveshje ndërkombëtare e me folë ju që KEK-u e ka bërë një kontratë njëburimore me General Electrics.

“Në këtë mënyrë qysh e keni konstruktuar debatin, ky debat është qesharak. Nuk ka asnjë kuptim”

Related Articles