A ka Baseli probleme me Xherdan Shaqirin?

A ka Baseli probleme me Xherdan Shaqirin?

FC Basel po përballet me një sfidë të veçantë këtë sezon në Superligë, ku sulmuesi i tyre kryesor Xherdan Shaqiri ka qenë pa ndikim të madh në tri ndeshjet e fundit.

Për ekipin zviceran, kjo ka bërë që performanca e ofensivës të duket e varur pothuajse ekskluzivisht nga kapiteni i tyre, shkruan Blick në analizën e tyre.

Shaqiri, 33 vjeç, mbetet top-lojtari i Baselit dhe i gjithë Superligës së Zvicrës, me katër gola dhe tre asistime në shtatë ndeshje, askush si ai në kampionat.

Por ndeshja e fundit kundër Luzernit (1-2) tregoi se edhe ylli shqiptar mund të kalojë momente të vështira – ai u pa aktiv vetëm me disa pasime të bukura dhe nuk arriti të shënonte ose asistonte.

E njëjta gjë ndodhi edhe në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Freiburgut dhe në Kupën e Zvicrës ndaj Carouge, ku madje humbi një penallti pas futjes në lojë.

Trajneri Ludovic Magnin e pa të nevojshme të hiqte Shaqirin nga fusha pas vetëm një ore lojë kundër Luzernit, duke e kuptuar që skuadra kishte nevojë për freski. Problemi kryesor është se pa Shaqirin, ofensiva e Basel duket e dobët, pasi gjithë loja është e ndërtuar rreth tij.

Statistikat flasin qartë: nga 84 golat e Baselit këtë vit, 79 janë realizuar kur Shaqiri ka qenë në fushë. Për më tepër, përveç dy golave në Kupë të Zvicrës kundër Biel, këto janë golat e vetme që ekipi ka shënuar në vitin 2025 pa të, dhe kjo në 35 ndeshje të zhvilluara.

Me ngarkesën e trefishtë të Baselit këtë sezon – Superligë, Kupë dhe gara ndërkombëtare – Shaqiri do të ketë më shumë minuta pushim në javët e ardhshme. Për këtë arsye, Magnin po mendon për një plan B: sulmuesi i ri Koba Koindredi është alternativa kryesore për rolin e numrit 10, por për ndeshjet kundër Freiburg dhe Luzern, ai mungoi për shkak të dëmtimit.

Në mungesë të tij, trajneri ka përdorur Ibrahim Salah si zëvendësues.

Megjithatë, Magnin mbetet i qartë: nuk ka krizë për Shaqirin. “Njerëzit janë shumë të ashpër me të. Ai është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne dhe duhet ta kuptojnë të gjithë”, deklaroi ai.

Nëse Basel do të vazhdojë të mbështetet kaq shumë tek Shaqiri, çdo pauzë e tij mund të ketë ndikim të madh në rezultatet e ardhshme. 

Related Articles