“A ka dalë Adem Hoxha nga grupi i AAK-së për t’ia bërë Listës Serbe nënshkrimet për Kushtetuesen?”

“A ka dalë Adem Hoxha nga grupi i AAK-së për t’ia bërë Listës Serbe nënshkrimet për Kushtetuesen?”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka ngritur dyshime se deputeti Adem Hoxha, të cilin AAK-ja e largoi nga grupi i tyre parlamentar, do të bëhet nënshkrimi i 10-të bashkë me nëntë deputetët e Listës Serbe, për të çuar në Gjykatën Kushtetuese mënyrën e votimit për nënkryetar nga komuniteti serb.

“A ka dalë Adem Hoxha nga grupi parlamentar i AAK-së për t’ia bërë Listës Serbe nënshkrimet për Gjykatën Kushtetuese, lidhur me çështjen e nënkryetarit? Lista Serbe nuk i ka 10 nenshkrime, a eshte bere largimi per këtë cështje mbetet të shihet?”, shkroi Bajqinovci në një postim.

AAK-ja sot njoftoi se Hoxha është përjashtuar nga grupi i tyre parlamentar, pasi votoi pro Sllavko Simiqit për nënkryetar të Kuvendit. /Gazeta Enigma

Related Articles