Kandidatët për deputetë te të cilët janë zbuluar mospërputhje mund të përballen me Prokurorinë Themelore në Prizren, raporton Klankosova.tv
Pas aksionit të sotëm që rezultoi me 109 të ndaluar, Kryeprokurori Petrit Kryeziu bëri të ditur se deri më tash nuk ka pasur ndonjë informacion që e involvon ndonjë kandidat direkt.
Megjithatë, sipas tij, ata do të dëgjohen në Prokurori, nëse del se janë të dëmtuar,
“Prokuroria udhëhiqet me prova. Deri në këtë fazë kemi vepruar drejt atyre që drejtpërdrejt kanë keqpërdorur votën, rezultatet – kanë vendosur nënshkrimet e tyre. Nuk e kemi ndonjë informacion që e involvon ndonjë kandidat drejtpërdrejt. Besoj që edhe kandidatët do të dëgjohen në Prokurori, të paktën në cilësinë e të dëmtuarve, nëse jo si të dyshuar. Kjo do të jetë e fundit. Do të bëjmë përpjekje maksimale që të sigurojmë prova që të jemi të pa kompromis.” – tha Kryeziu.
