A kanë filluar njerëzit e kryeministrit Kurti të hyjnë në tregun e energjisë, tregon kryesuesi i Bordit të ZRRE

A kanë filluar njerëzit e kryeministrit Kurti të hyjnë në tregun e energjisë, tregon kryesuesi i Bordit të ZRRE

Të premten, më 30.05.2025 u bë e ditur se kompania MDA, e themeluar nga Luan Dalipi, shef i stafit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka aplikuar për licencë të furnizuesit me energji elektrike në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Kjo kompani, tanimë udhëhiqet nga vëllai i Luanit, Driton Dalipi.

Për këtë çështje ka folur  Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të ZRRE-së, tha se kushdo që i plotëson kriteret ligjore mund të pajiset me licencë dhe se aplikimi i MDA-së është ende te stafi i ZRrE-së dhe nuk ka shkuar në bord.

“Secili prej aplikuesve që i plotëson kërkesat, i publikojmë aplikantët dhe të licencuarit”, thotë Fejzullahu.

Ai nuk pati shpjegim se si ndodhi që kjo kompani, e afërt me njerëzit e kryeministrit në detyrë ka aplikuar për licencë pas njoftimit se kompanitë e mëdha do të dalin në treg të lirë të energjisë.

I pyetur se a është takuar me Luan Dalipin kur ishin në Qeveri për të diskutuar rreth tregut të lirë të energjisë, Fejzullahu thotë se nuk ka pasur takim të veçantë me të asnjëherë.

“Ndoshta po. Ne ishim edhe me bizneset në diskutim, jemi takuar, por asnjëherë nuk kemi pas takim direkt për çështje të energjisë asnjëherë”, ka deklaruar ai.

I pari i ZRRE-së u pyet edhe asaj se si do të sigurohet se vëllai i Luan Dalipit nuk do të bëhet shitësi kryesor i energjisë elektrike.

“ZRRE ka për obligim që të licencoj palët që i plotëson kriteret. Ne sigurojmë qytetarët që siç kemi mbikëqyr edhe në të kaluarën, Kemi rregullore të veçantë për masat që mund të merren për shkeljet që mund t’i bëjnë të licencuarit”, ka shtuar ai.

Fejzullahu u pyet edhe për atë se ish-gruaja e Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut dhe nipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi janë caktuar në KOSTT nga Kuvendi i Kosovës.

“ZRRE është e pavarur, kemi legjislacion në fuqi dhe do të veprojmë dhe monitorojmë ata që bëjnë shkelje. Asnjë prej tyre nuk e kam takuar”, ka shtuar Fejzullahu./Kallxo.com/

Related Articles