A mund ta formojë opozita Qeveri? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeveri? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për mundësitë e krijimit Qeverisë së re.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk formon qeveri brenda afateve kohore, si parti e parë nga zgjedhjet, Kuvendin mund ta thirrin edhe partitë e tjera.

“Ata deputetë sa janë aty 60 e disa sa janë aty, ata të tjerët e propozojnë një kandidat tjetër edhe bëhet një vendim i Kuvendit, Avokati i Popullit e qon në Gjykatë Kushtetuese. Kushtetuta e thotë se deputetët e tjerë të Kuvendit, pos të Lëvizjes Vetëvendosje, mund të thirrin Kuvendin dhe mund të zgjedhin një kryetar tjetër”.

“Ai kryetar zgjidhet njëjtë me vota me 61. Ata munden ta propozojnë një vendim Kuvendi, që munden ta sfidojnë në Gjykatën Kushtetuese. Më pas Gjykata Kushtetuese e vlerëson vendimin e Kuvendit si në formë dhe si në përmbajtje”, ka thënë Hasani.

Related Articles