Duda Balje, deputetja e SDU ka bërë thirrje publike ndaj kreut të VV-së, Albin Kurti të cilin e ka ftuar në një dëgjim publik në Reçan.
Balje tha se e përfaqëson komunitetin boshnjak dhe nuk është person e vetme.
“Kam kushte për të votuar qeverinë e Kurtit. Unë do të bëjë një dëgjim publik ku është I ftuar Albin Kurti në Reçani, me bisedu me boshnjak veç me tregu ditën dhe kohën. 4 vite nuk ka gjetë kohë me vizitu boshnjakët. Nëse boshnjakët thojnë jo, do them edhe unë jo. Nëse thonë po, do them po. Kam kërkesat e mia, sikurse krejt deputetët e tjerë. Nëse bën barazia mes deputetëve boshnjak, do ta votojë Kurtin me dy duart”, tha Balje në DebatPlus.
Se a është takuar apo ka presione nga koka e terroristit, Milan Radoiçiqit, Balje tha e mohoj duke thënë shkurtimisht “jo, nuk kam presione të tilla”.
“Hajde bre kryeministër në Reçan. Publikisht krejtve, për dyshimet e juaja. Kjo është kërkesa e boshnjakëve. Le të bën barazi mes tre deputetëve në ekzekutiv”, tha Balje.