A ua vonoi pensionistëve Qeveria pensionet?

A ua vonoi pensionistëve Qeveria pensionet?

Pensionistët me gjasë nuk i kanë marrë akoma pensionet për këtë muaj.

Kjo ani se Ministria e Financave kishte vendosur që pensionet të ekzekutohen në mes të muajve, më konkretisht më datën 15 të secilit muaj.

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Nijazi Gashi tha për “Front Online” se kjo kategori është ankuar tek ai sot për këtë arsye.

“Me janë ankuar pensionistët. Por nuk kam info zyrtare akoma”, theksoi shkurtimisht ai për “Front Online”.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ndau 100 euro shtesa të menjëhershme për pensionistët në kuadër të pakos për përballje me inflacionin.

“Në kuadër të Pakos për përballje me Inflacionin, kemi paraparë mbështetje edhe për pensionistët. Pensionistët do të marrin nga 100 euro euro”, kishte thënë Besnik Bislimi, zv-kryeministër.

Ky vendim u aprovua edhe nga ministrat e tjerë kështu hyri në fuqi.

Related Articles