AAK del me thirrje për ZRrE-në dhe Qeverinë

AAK del me thirrje për ZRrE-në dhe Qeverinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook pas rritjes së çmimit të rrymës nga ZRrE, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

“Kanë kaluar 48 orë prej kur ZRRE e rriti në mënyrë drastike çmimin e energjisë elektrike dhe akoma nuk ka transparencë se si po përdoren paratë e taksave të qytetarëve për subvencionim”, thuhet në njoftimin  e tyre.

Tutje AAK ka theksuar se “paratë tuaja, qytetarë të nderuar, Kurti po i përdor për të fshehur dështimin e tij dhe për të thënë se ‘rryma për 800 kilovatët e parë nuk shtrenjtohet’”.

Sipas tyre ky subvencionim do të hiqet fundvitin e ardhshëm dhe prap barra do të jetë individuale e juaja.

“Është e vërtetë që në faturë kjo pjesë nuk do figurojë, por shtrenjtimi do të ndodhë, veçse diferencën e paguan qeveria, po me paratë tuaja. Plus ky subvencionim do të hiqet fundvitin e ardhshëm dhe prap barra do të jetë individuale e juaja”.

Prej dje Shteti do të jetë më i varfër e me këtë edhe ju do të jeni më të varfër.

“I bëjmë thirrje ZRRE-së dhe qeverisë që të tregojnë transparencë dhe menjëherë të tregojnë çmimin real dhe mënyrën e ndarjes së 100 milionë eurove të taksave tona”.

Si rrjedhojë e këtij mashtrimi ordiner i bëjmë thirrje qeverisë që ta shfuqizojë vendimin për shtrenjtimin e rrymës./Gazeta Enigma/

Related Articles