AAK denoncon përzgjedhjen e nëntë ambasadorëve, Kadriaj thotë se votimi u bë përmes telefonit

AAK denoncon përzgjedhjen e nëntë ambasadorëve, Kadriaj thotë se votimi u bë përmes telefonit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka denoncuar përzgjedhjen e ambasadorëve të Kosovës në nëntë shtete.



Në një konferencë për medie të enjten, deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka thënë se përzgjedhja e tyre është bërë në kundërshtim me Kushtetutën, pasi votimi i tyre është bërë pa kuorum dhe në mënyrë online.

Kadrijaj, ka denoncuar që siç ka thënë ajo përzgjedhjen e paligjshme të ambasadorëve në Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Diasporë.

Kadrijaj tregoi se në shumë raste të përzgjedhjes së ambasadorëve në mungesë të prezencës fizike, kryetari i këtij Komisioni, Haki Abazi, ka telefonuar deputetët për të shprehur votën e tyre.

“Kandidati i propozuar për ambasadorë në Kroaci, Martin Berishaj është përzgjedh në këtë mënyrë, që i bie edhe vetë Berisha është jolegjitim”.

“Kandidati i propozuar në Mbretërinë e Bashkuar, Në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Francë, janë propozuar në mënyrë jo të rregullt. Të gjithë këta kanë bërë shkelje kushtetuese”, tha ai.

Related Articles