Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje koaliconi në komunën e Vitisë, për balotazhin e 9 nëntorit.
Këtë e bëri të ditur, kandidati i AAK-së, Labinot Bislimi,
“Ky koalicion është rrjedhojë e natyrshme e situatës dhe e vet pozicionimit tonë karshi të keqes së komunës së Vitisë që me emër thërrasim Sokol Haliti.
Aleanca Dega në Viti nuk ka qëndruar asnjëherë indiferente ndajë proceseve dhe nuk ka pasur asnjëherë pozicion neutral përballë të keqes. Ajo ka pasur dhe gjithmonë do të ketë qëndrime dhe pozicione politike duke ju përgjigjur situatave të kohës. Situata e tanishme kërkon guxim, mobilizim dhe pozicionim. Ky koalicion e shpreh edhe njëherë guximin tonë për të qenë pjesë e proceseve politike; për ti ndihmuar dinamikat shoqërore dhe për ti shtyrë përpara vlerat, idetë dhe projektet e nevojshme për qytetarët e komunës tone”, shkruan ndër të tjerash Bislimi në Facebook.
