Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që priten të mbahen më 21 ose 28 dhejtor.
Kështu ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, me t’u mbyllur takimi i kryesisë.
“Do të garojmë vetëm në këto zgjedhje nuk do të shkojmë në koalicione. Kemi një vlerësim për figurën e zotrit Konjufca dhe është e vërtetë kjo, krijimi i një qeveri është proces tjetër kushdo që merr përgjegjësitë e merr përsipër me i siguruar votën ne nuk kemi pasur propozim ose kërkesë nga VV-ja për çfarëdo bashkëpunimi, ka kërkesa për takime por nuk mendoj që takimet janë diçka që ia vlen. Po lutemi për zgjedhje te reja sa me shpejt.
Kanë kërkuar zotri Konjufca për komunikim ose nga zyra e tij, ka pasur kërkesa për takim, por nuk e shohim që me shku në takime ta zëmë si ajo shprehja “Qitma votën si vëlla se e du Kosovën, Kosovën nuk është që e do vetëm një të gjithë e duam dikush më shumë ndoshta”, ka deklaruar Haradinaj.
