Bashkimi opozitar AAK-Nisma ka lidhur marrëveshje koalicioni me Listën Konservatore.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për media nga Aleanca për Ardhmërinë Kosovës.
“Të vetëdijshëm për gjendjen e rënduar në vend, si në aspektin ekonomik e social, po ashtu edhe në rrafshin nacional e në pozitën ndërkombëtare të Kosovës, si dhe rrezikun potencial të zhdukjes së gjithë asaj që është arritur deri më sot në ndërtimin e shtetit të Kosovës, bashkimi opozitar AAK Nisma, lidhë marrëveshje koalicioni me Listën Konservatore”, ka njoftuar AAK-ja.
Sipas njoftimit koalicioni është bërë me qëllim të përshpejtimit të proceseve integruese të Kosovës në BE dhe në NATO.
“Koalicioni, bëhet me qëllim të dhënies fund politikës së degradimit të shtetit e të shoqërisë, të vlerave morale e njerëzore, rrezikimit të njeriut dhe familjes, si dhe të përshpejtimit të proceseve integruese të Kosovës në BE dhe në NATO”, ka njoftuar AAK-ja.