Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka konsideruar si të paprecedentë dhe të papjekur politikisht aktin e shkarkimit të 12 ambasadorëve dhe konsujve të Kosovës nga shtetet e tjera.
Deputetja Time Kadrijaj tha se kanë kërkuar që ministrja të raportojë në mbledhjen e ardhshme të Komisionit për Punë të Jashtme për këtë çështje.
“Veprimi është i paprecedentë dhe i papjekur politikisht që do të ketë ndikim në politikën e jashtme të Kosovës”.
“Kam kërkuar që në mbledhjen e ardhshme të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ministrja të përgjigjet para komisonit për fshesën e zeezë dhe largimin e ambasadorëve”.
“Mendojmë që është e papranueshme që në një shtet demokratik, në një kohë të ndishme të mbesim pa përfaqësim në vendet të tjera. Kjo është politika e partisë-shtet”, ka thënë ajo para mediave, transmeton Sinjali.
“Largimi i ambasadorëve në mes të detyrës dobëson pozitën e Kosovës dhe e dëmton ndërtimin e partneritetit me shtetet e tjera pritëse. Kjo d.mt.h se ne po e dëmtojmë subjektivitetin tonë”.