Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot ka mbajtur konferencë për media, ku ka dalur me një kërkesë për qeverinë, raporton Gazeta “Enigma”.
AAK nga qeveria më konkretisht ka kërkuar që pozita e opozita që së bashku t’i tejkalojnë të gjitha dallimet, për tu përballur me krizën.
Në komunikatën e tyre për media nga kjo parti kanë deklaruar se kriza e nevojat nuk njohin qytetarë të pozitës e opozitës, por vetëm qytetarë që vështirë se do t’ia dalin vetëm pa ndihmën e qeverisë, e pa vendimmarrje të përgjegjshme të Kuvendit.
Mes tjerash kritikoi qeverinë, duke thënë se teksa kriza globale është duke sjellë pasoja të rënda në vendin tonë e te qytetarët, reagimi i ekzekutivit as që shihet.
“Kryeministri është në eksurzion, e ministrat e dikasterëve ekonomik janë të padukshëm. Madje për secilin propozim e iniciativë të opozitës, nuk ekziston as minimumi i vullnetit për diskutim, apo gjetje të alternativave të përbashkëta. Pra thjeshtë, ende janë në logjikën ‘Krejt dhe drejt’”.
AAK mes hapave tjerë që sipas tyre duhet të ndërmerren, listojnë edhe :
Heqjen për një periudhë pesëmujore të akcizës për naftën
Heqja e tatimit mbi produktet bazike të shportës familjare;
Përkrahjen direkte apo indirekte për të ruajtur zinxhirin ekonomik;
Masa emergjente të rishikimit të çmimeve të kuotuara në projektet e investimeve publike./Gazeta Enigma/