Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga institucionet e zbatimit të ligjit që të hetojnë çdo individ, grup apo entitet që dyshohet se mund të ketë lidhje me profilin e njohur si “Lule Gjeli”.
Tahiri ka deklaruar se është përgjegjësi e organeve të drejtësisë dhe të sigurisë që të zbardhin rastin dhe të vendosin drejtësi ndaj kujtdo që mund të jetë i përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.
Sipas tij, persona të tillë përdorin metoda të intimidimit, urrejtjes, shantazhit dhe dëmtimit të reputacionit të të tjerëve.
“Është detyrë e organeve të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë ta zbulojnë dhe të ndajnë drejtësi për secilin individ, grupacion apo entitet që është në skemë kriminale, përfshirë çiftat me alias ‘Lule Gjeli’”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka kërkuar që rasti të trajtohet me urgjencë dhe seriozitet maksimal nga institucionet kompetente.
