Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim e se ende vazhdon ta përkrahë planin evropian, i cili do ta ketë votën e tyre në Kuvend, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media pas takimit me emisarin e Bashkimit Evorpian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Gjini ka thënë se kryetari i AAK-së e ka përcjellur qëndrimin e tij se është pro lanit evropian, por se kanë kërkuar disa sqarime të vogla për të.
“Kryetari Haradinaj e përcolli të zoti Lajcak, që është për propozimin evropian. Kemi pasur mendime dhe insistime që detaje të vogla të sqarohen dhe janë sqaruar”.
“E përsërisim edhe njëherë se nuk ka ndryshim të qëndrimit si Aleancë. Nëse një marrëveshje e tillë vjen në bazë të kushtetutës ne e pranojmë edhe në Kuvend. Nuk kemi dilema të mëdha por gjithmonë na duhet pak sqarim dhe qartësi”.
Ai, tutje tha se nësë marrëveshja do të ishte draftuar nga Aleanca, do të kishte qenë më ndryshe.
“Jemi të gëzuar që në fund edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian e mbështesin Kosovën dhe kjo është diçka e mirë”.
“Sikur ne ta kishim draftuar marrëveshjen, sikur Aleanca ta kishte draftuar atë, do të ishte draftuar ndryshe, e them këtë me eufemizëm. Nuk duhet të bëhemi armike të një diçkaje të mirë për Kosovën”.
“Ka njerëz që i kanë parë disa drafte të aneksit por nuk mundemi ta dijmë se çka është marrëveshja”.