Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu ka kërkuar partive politike që t’i propozojnë emrat për anëtarë të rinj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka propozuar Muharrem Nitajn për anëtar të KQZ’së nga radhët e kësaj partie.
Ky propozim u bë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së AAK’së, ku u diskutua edhe për ngërçin politik, dhe nevojën e krijimit të institucioneve që kanë dalë si rezultat i zgjedhjeve të fundit parlamentare.