Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale në Prishtinë.
Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga radhët e kësaj partie, Bekë Berisha ka thënë se kjo listë është “Forcë e unifikuar e njerëzve që e duan këtë qytet me zemër e shpirt”.
“Kemi bashkuar ide të freskëta, energji që nuk ndalet dhe përvojë që e di rrugën”.
Nga lagjet e qeta e deri te rrugët plot jetë, zëri ynë vjen i larmishëm, me të rinj plot guxim dhe profesionistë me përvojë, krah për krah, për të sjellë ndryshim aty ku nevojitet më së shumti.
Me sinqeritet, bashkëpunim dhe besim se Prishtina meriton më të mirën, jemi gati të punojmë për ju, me ju”, shkruan Berisha mes tjerash.