Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka njoftuar se ky subjekt politikë ka dorëzuar sot në ZRrE komentet kundërshtuese kundër shtrenjtimit të rrymës, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Tahiri është shprehur se rritja e propozuar është e pa përballueshme për qytetarët, ndërkaq njofton se AAK i ka propozuar ZRrE dhe Qeverisë që ta kthejë në rivlerësim të plotë procesin.
“Vazhdimin e kundërshtimit tonë ndaj tarifave diskriminuese të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) dhe Qeverisë e bëmë edhe me komentet tona kundërshtuese kundër ngritjes së çmimit të rrymës, të dorëzuara sot në Zyrat e ZRrE-së”.
“Grupi Parlamentar i AAK-së kundërshton çmimin e papërballueshëm të tarifave, duke përfshirë edhe bllok tarifat e propozuara nga ZRrE-ja, dhe kërkon nga ZRrE-ja dhe Qeveria ta kthejë në rivlerësim të plotë procesin”, përfundon Tahiri. /Gazeta Enigma/