Abazi kritikon VV-në: Nuk reduktohet qeverisja në dy video

Abazi kritikon VV-në: Nuk reduktohet qeverisja në dy video
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka folur për 20 vjetet e fundit të Kosovës, sipas tij nuk bën që të mohohet kontributi i atyre që kanë pas besnikëri për shtet ndërtim, por pavarësisht kësaj ai ka thënë se Kosova nuk është aty ku duhet të kishte arritur brenda periudhës 20 vjeçare.

“Ata që i kanë bërë videot sigurisht se kanë dashur që të lëshohen në atë kujtesën e  memories kolektive për këto 20 vjet, por kjo nuk duhet ta konsumojë hapësirën e debati në asnjë formë me që kemi gjera shumë të rëndësishëm në agjendën tonë, në ditë muaj në vazhdimi”, tha ai në Rtv Dukagjini.

Sipas Abazit Kosova kishte qenë e zhytur në krime e korrupsion për ata ka reagime të shumta.

“Nuk mund të reduktohet qeverisja në dy video, janë çështjet tjera të rëndësishëm të reformës në institucione”, ka thënë Abazi.

Ai ka thënë se është kundër debateve sikurse të ishin fushata zgjedhore dhe kërcënimeve për rrëzimin e qeverisë por sipas tij duhet që vëmendja të fokusohet të problemet reale.

Related Articles