Abazi: Kurti është narcizoid politik, jam bashkëfajtor që ai sot është në pushtet

Abazi: Kurti është narcizoid politik, jam bashkëfajtor që ai sot është në pushtet

Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në një deklaratë për media ka folur për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, të cilin e quajti narcizoid politik, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Abazi ka theksuar se është bashkëfajtor që Kurti është në pushtet dhe publikisht u kërkoi falje njerëzve.

“Ne kemi të bëjmë me një narcizoid politik, unë po them për një njeri me të cilin kam bashkëpunuar afër, kam qenë zv,kryeministër në kohën kur është bërë për herë të parë e të vetme kryeministër prej opozitës 15-vjeçare”, tha Abazi në “DPT te Fidani”.

“Unë sot i kërkoj falje publikisht secilit njeri që kam menduar bashkë me ta që përfundoi tranzicioni dhe po fillon etapa e zhvillimeve të mëdha të Kosovës. Unë jam bashkëfajëtor që një njeri si ai është në pushtet sot”, u shpreh tutje Abazi. /Gazeta Enigma/

Related Articles