Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Haki Abazi, e ka kritikuar fushatën zgjedhore që po e zhvillon partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje.
Ai në emisionin DPT te Fidani tha se lideri i VV-së Albin Kurti, nuk u bë as kryeministër as kryeprokuror por u bë palaço.
“Nuk vjen një këngëtare për ta ndërruar një parti, partia duhet ta ndërrojë këngëtaren të bëhet politikane. Jo vie një këngëtare e ndërron partinë, i bën të gjithë këngtarë”, tha Abazi.
“Deputetja Matoshi, erdh artiste i bëri të gjithë aktorë në Lëvizjen Vetëvendosje. Erdh Edona Llalloshi, i bëri të gjithë këngëtarë. Albini u mundonte të bëhej kryeministër, 10-15 vjet, u bë kryeministër, donte të bëhej kryeprokuror. Kur u bë kryeministër, nuk u bë as kryeprokuror u bë palaço. Tash ia ka nis edhe të këndojë”, theksoi ai.