Haki Abazi, ish-zëvendëskryeministër i Kosovës në një deklaratë për media ka folur në lidhje me dosjen “Epstein”, duke thënë se nuk beson që qëllimi i tij ka qenë krijimi i një rendi të ri botëror, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ai u shpreh se qëllimi i Epstein ka qenë mbajtja peng e njerëzve me influence, siç tha ai, për interesa e shërbime të ndryshme. “Nuk e besoj që qëllimi i tij ka qenë krijimi i një rendi të ri botëror, unë mendoj që qëllimi i tij ka qenë mbajtja peng e njerëzve me influencë, për interesa dhe shërbime të ndryshme”, tha Abazi në “DPT te Fidani”.
