Sot në Kuvend pati konfrontim fizik ndërmjet deputetëve të PDK’së me disa nga anëtarët e kabinetit qeveritar dhe deputëtët e shumicës, e menjëherë pas kësaj Lëvizja Vetëvendosje ka nxjerrë një komunikatë.
E për këtë ka reaguar deputeti Haki Abazi, duke thënë se kjo komunikatë e qon vendin drejt vëllavrasjes.
Sipas tij kjo prodhon edhe jostabilitet të punës së institucioneve.
Postimi i plotë:
Ky postim pas asaj që ndodhi sot në Kuvendin e Republikës, është linçues, i turpshëm, i hedh benzinë situatës, tregon papjekurinë dhe mungesën e përgjgjësisë. Kjo komunikatë thërret për vllavrasje dhe destabilizim të jetës institucionale. Kjo gjuhë e kjo sjellje ndaj të gjithëve dhe në mënyrë të përgjithsimit ka sjellur deri në këtë situatë!