Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, sot do të jetë në Beograd, ku do të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Verës “Wine Vision Open Balkans”, kanë konfirmuar për agjencinë Beta nga kabineti i tij.
Danas shkruan se panairi i verërave do të organizohet nën kujdesin e Qeverisë së Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”.
Siç është paralajmëruar, panairin do ta hapin presidentët e Serbisë dhe Shqipërisë, Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama, si dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.