Abazoviq në Kosovë, Policia njofton se do të ketë ndërprerje të përkohshme të segmenteve rrugore

Abazoviq në Kosovë, Policia njofton se do të ketë ndërprerje të përkohshme të segmenteve rrugore
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, do të vijë për vizitë në Kosovë bashkë me një delegacion shoqërues.

Për këtë, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në vendin tonë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes,Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen vizitat e që ndërlidhën me rrugë që shpien në drejtim të institucioneve shtetërore.

Gjithashtu, ju njoftojmë se në disa segmente rrugore do të ketë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve, do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.

Related Articles