Kushdo që dëshiron të rrëzojë qeverinë, dëshiron të distancojë Malin e Zi nga Bashkimi Evropian, tha sot kryeministri, Dritan Abazoviq, pas pjesëmarrjes në takimin e liderëve të partive që mbështesin dhe marrin pjesë në pushtetin ekzekutiv.
I pyetur nëse vihet në pikëpyetje mbijetesa e pushtetit ekzekutiv, ai tha se “mund të kemi filluar me atë skenar”.
“Sot në mëngjes DPS dhe SDP nuk kanë thënë se do të rrëzojnë Qeverinë, të gjithë janë të mendimit se Qeveria duhet të ruhet. Ka pasur edhe një propozim për të folur më shumë, nuk e konsideroj si qëllim të keq”, ka thënë ai.
“Qeveria mund të rrëzohet, por më pas bien ëndrrat evropiane të qeverisë”, shtoi Abazoviq.
Krerët e partive në pushtet janë takuar mëngjesin e sotëm në kryeministri, ku kanë biseduar rreth Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe dhe mbijetesa e mëtejshme e Qeverisë
“Nëse dikush dëshiron të destabilizojë Malin e Zi dhe kush përfiton, le të gjykojnë qytetarët, nuk është në interes të qytetarëve. Kryeministri dhe qeveria nuk do ta inkurajojnë atë destabilizimin”, shtoi ai.
“Vijesti” u tha mbrëmë se presidenti i shtetit dhe lideri i DPS-së, Milo Gjukanoviq, ka ftuar në takim sot kryeministrin Abazoviq (URA) dhe kreun e SDP-së, Rashko Konjeviq, si dhe përfaqësues të partive minoritare.