Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, e ka mirëpritur mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës.
Ai i ka përmendur me nderim policët dhe zyrtarët e zgjedhjeve që u siguruan për mbarëvajtjen e procesit, mirëpo adresoi po ashtu edhe raportimet për kërcënime dhe presion ndaj disa serbëve për të mos marrë pjesë në proces zgjedhor.
“E mirëpres që zgjedhjet në komunat veriore dje u mbajtën sigurt dhe pa ndonjë incident të madh. Do të doja t’i nderoja zyrtarët e zgjedhjeve & policinë që e bënë këtë të mundur. Më vjen keq për mungesën e partive politike serbe dhe zgjedhjes për serbët në procesin zgjedhor”, ka shkruar Abbotti në Twitter.
“Raportimet për presion dhe kërcënimeve në disa raste për mospjesëmarrje ishin thellësisht shqetësuese. Pres progres në zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër muajin e kaluar në interes të të gjithë qytetarëve të komunave veriore”.