Abdixhiku apelon për regjistrimin e diasporës për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Abdixhiku apelon për regjistrimin e diasporës për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka falënderuar të gjithë bashkatdhetarët që deri tani kanë aplikuar.

“Fillimisht dua të shpreh gjithë falënderimin tim e tonin për regjistrimet e bëra deri më sot. Aktivizimi senzibilizues për t’u regjistruar, i plot 80 nëndegëve tona në mërgatë, nga gushti deri më sot, ishte jo vetëm për çdo lëvdatë por dhe shtytës motivues për secilin prej nesh”.

“Keni bërë punë të madhe!  Keni bërë punë të drejtë! Prandaj ndryshimi i ardhshëm do të mbajë vulën e angazhimit si ky. Ndryshimi, sikurse në Kosovë do të ndodhë dhe në mërgatë! Tani që kanë mbetur edhe 5 ditë deri në përmbylljen e afatit ligjor, ju bëj thirrje që të vazhdoni me regjistrim. Të shfrytëzoni këtë të drejtë demokratike e Kushtetuese tuajën”, ka shkruar Abdixhiku.

Tutje, ai ka shtuar se vota e gjithësecilit qytetar është vet ndryshimi.

Related Articles