Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka uruar Vitin e Ri bashkë me familjen e tij.
Ai ka publikuar një video festive bashkë me bashkëshorten dhe vajzat e tij në Facebook.
“Teksa i afrohemi mesnatës, le ta kujtojmë forcën që e kemi si popull brenda unitetit tonë të brendshëm, e mbi të gjitha, le të kujtojmë fuqinë e madhe që e kemi te ëndrrat tona të përbashkëta”, uron Abdixhiku.