Në 19-vjetorin e vdekjes së Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, do të zhvillojë një seri aktivitetesh për nder të tij.
Në orën 10:00, ai do të bëjë homazhe te varri i Rugovës, dhe më pas do të vizitojë familjen Rugova, shkruan Gazeta Enigma.
Në ora 12:00 mbahet promovimi i librit “Rugova prijësi intelektual”, nga Fondacioni Rugova i përgatitur nga Ndue Ukaj. Promovimi do të bëhet në ambientet e Shkollës Politike “Ibrahim Rugova”.
Pastaj, Adixhiku vazhdon me aktivitete elektorale ku në ora 18:00 do të mbajë ubimi elektoral Vushtrri.
Ndërkaq në ora 20:00 do të mbajë takim me qytetarët e qendrës në Podujevë./GazetaEnigma/