Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Abdixhiku ka bërë të ditur se gjatë takimit me ambasadorin Antonini kanë biseduar për zhvillimet politike në vend, sfidat aktuale dhe perspektivën euroatlantike.
“Sot, prita në Selinë Qendrore të LDK-së, Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini. E urova për fillimin e mandatit të tij në Kosovë dhe i urova sukses në detyrën e re. Italia ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës – dhe një mike e çmuar në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin për media. .
Në njoftim po ashtu thuhet se Abdixhiku e ka njoftuar Antoninin mbi qëndrimet e fundit të LDK-së mbi krizën e paprecedentë politike në vend.
“Me ambasadorin Antonini biseduam për zhvillimet politike në vend, sfidat aktuale dhe perspektivën tonë euroatlantike. E njoftova mbi qëndrimet e fundit të LDK-së mbi krizën e paprecedentë politike në vend. Shpreha gatishmërinë tonë për bashkëpunim të ngushtë institucional me ambasadën italiane dhe përfaqësuesit e saj diplomatikë në Prishtinë. E falënderova për vizitën, i shpjegova dhe gjithë historinë e madhe të LDK-së dhe i urova një mandat të suksesshëm në Kosovë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.