Abdixhiku deklarohet pas takimit me Sorensenin

Abdixhiku deklarohet pas takimit me Sorensenin

Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, raporton Gazeta “Enigma”.

Abdixhiku përmes një postimi në profiline tij në Facebook ka thënë se gjatë këtij takimi, u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, veçanërisht për procesin e dialogut Kosovë – Serbi si dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

“E urova për detyrën e marrë dhe e njoftova emisarin Sorensen me qëndrimet e Lidhjes Demokratike rreth dialogut; se LDK i jep përkrahje procesit të dialogut me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës; me theks të veçantë në arritjen e njohjes së ndërsjellë. E njoftova në veçanti dhe me pozicionin tonë për refuzimin e draft statutit të Asociacionit të pranuar nga Qeveria në largim; si dokument i autonomisë territoriale brenda Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.

Tutje kreu i LDK-së thotë se në takim ka kërkuar që Bashkimi Evropian të heqë masat ndëshkuese për Kosovën sepse të njëjtat përveçse po dëmtojnë qytetarët tanë, dëmtojnë edhe vetë procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në familjen euroatlantike.

“Po ashtu shpreha besimin se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në përpjekjet e saj për integrim si dhe në proceset tjera”, ka shkruar më tutje Abdixhiku. /Gazeta Enigma/

May be an image of 4 people

Related Articles