Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se kryetari Lumir Abdixhiku do të kërkoj mbështetje për Kosovën në Kongresin e Partive Popullore Evropiane.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se Abdxhiku, pas takimit me mërgimtarë në Belgjikë, do të vazhdojë udhëtimin e tij për në Rotterdam, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane i cili mbahet më 31 maj dhe 1 qershor.
“Në këtë Kongres marrin pjesë liderë të partive të djathta evropiane, të cilat janë anëtare të PPE-së. Po ashtu, kryetari Abdixhiku do ta ketë fjalën e tij, me ç’rast do t’ju drejtohet të pranishmëve për sfidat me të cilat po përballen qytetarët tanë si dhe do të kërkoj mbështetje për Kosovën në proceset integruese, ndërsa fjalimin e tij do ta pranoni në kohë”.
“Kryetari Abdixhiku do të zhvillojë edhe takime me Presidentin e PPE-së si dhe liderë tjerë. Për të gjitha takimet dhe temat e diskutimit do të njoftoheni ndërkohë”, thuhet në njoftim.