Abdixhiku: Do të ketë kryesi të re të LDK-së

Abdixhiku: Do të ketë kryesi të re të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së kuvendit të kësaj partie, ka paralajmëruar formimin e kryesisë së re të LDK-së.

Ai ka thënë se njëjtë si ai që kaloi në procesin e votimit, edhe kryesia e re do ta ketë të njëjtin proces.

‘’Një element bazik i këtij kuvendi dhe deklarate, është formimi i kryesisë së re të LDK-së, pra unë e pata procesin e votimit, edhe kryesia e re do të ketë procesin e votimit të njëjtë. Demokracia maksimale kështu do të bëhet. Mbi këtë proces na duhet kohezion i plotë, edhe anëtarësisë, kryesisë së LDK, edhe i grupit parlamentar’’, ka thënë ai.

Related Articles