Abdixhiku drekon me Hovenierin: Kosova nuk ka aleat më të afërt se ShBA-në

Abdixhiku drekon me Hovenierin: Kosova nuk ka aleat më të afërt se ShBA-në

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Në një shkrim në Facebook, ai tha se për festat e fundvitit ka qenë i ftuar në drekë tek rezidenca e Hovenier.

“Drekat e punës me ambasadorin, Jeff Hovenier janë gjithmonë të këndshme. Dhe kjo e sotmja, në rezidencën e tij, ishte e tillë. Veçse e shoqëruar me një dhuratë fundviti, një pako ëmbëlsirë nga Tacoma e shtetit të Washingtonit”, tha ai.

Tutje theksoi se me ambasadorin Hovenier, ka ndarë pikëpamje mbi zhvillimet politike në vend.

“Kosova nuk ka aleat më të afërt se ShBA-të dhe LDK do t’i ruajë këto relacione në çdo veprim të saj; duke avancuar gjithnjë interesin tonë shtetar”.

“Ambasadorin e falënderova për një vit të shkëlqyeshëm bashkëpunimi me LDK-në”, shkroi Abdixhiku.

Related Articles