Abdixhiku: Dyert e debatit me LDK-në janë të hapura

Abdixhiku: Dyert e debatit me LDK-në janë të hapura

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka pritur një delegacion njëzet anëtarësh me doktorantë e profesorë universitarë nga Gjermania.

Këtë e ka bërë të ditur ai përmes një postimi në Facebook, ku tha se ata shprehën interesim për gjendjen politike në Kosovë dhe të ardhmen që si shoqëri po synojmë.

“Në zyret e LDK-së, sot prita për bashkëbisedim një delegacion njëzet anëtarësh – doktorantë e profesorë universitarë nga Gjermania. Pjesëmarrësit, bursistë të KAS, së bashku me profesoreshën dhe nënpresidenten e fondacionit, Dr. Beate Neuss, shprehën interesim për gjendjen politike në Kosovë dhe të ardhmen që si shoqëri po synojmë. Studiuesit e marrëdhënieve ndërkombëtare e të çështjeve të sigurisë shtruan pyetje e tema diskutimi mbi ambiciet tona euro-atlantike si shtet dhe vizionin tonë politik si parti”, ka shkruar ai.

Tutje, Abdixhiku është shprehur se dyert e debatit me LDK-në janë të hapura, përcjell Klankosova.tv.

“Takimet bashkëbiseduese brenda LDK-së, me akterë të brendshëm e ndërkombëtarë pa dallim, do t’i mbajmë në vazhdimësi – për të kuptuar në njërën anë bindjen e të tjerëve për ne, e për t’i shtruar bindjet e mendimet tona tek të tjerët. Dyert e debatit me LDK-në janë të hapura”, shkroi tutje Abdixhiku.

Related Articles