Abdixhiku: E dënojmë dhunën e sotme dhe e konsiderojmë se nuk ka vend në Kuvend

Abdixhiku: E dënojmë dhunën e sotme dhe e konsiderojmë se nuk ka vend në Kuvend

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se e dënojnë dhunën që sot është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës.

Abdixhiku deklaroi se LDK-ja do t’i mbajë parimet e saj të demokracisë.

“Pamjet e dhunës në Kuvendin e Kosovës nuk e kanë vendin asnjëherë, nuk e kishin vendin as sot, nuk e kishin vendin as në të shkuarën. Ne e dënojmë dhunën e sotme dhe e konsiderojmë se nuk ka vend në Kuvend, LDK-ja do të mbajë në frymën e vet themeltare identitare sjelljen e vet demokratike, si shembull i sjelljes politike në vend”, ka thënë Abdixhiku.

Related Articles