Abdixhiku e fton sërish Kurtin në debat

Abdixhiku e fton sërish Kurtin në debat

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë tubimeve zgjedhore.

Abdixhiku e cilësoi këtë gjuhë si fyese dhe tregues të panikut brenda kundërshtarëve politikë.

Ai e sfidoi hapur kryeministrin Albin Kurti për një debat mbi programet e tyre qeverisëse, duke theksuar rëndësinë e ballafaqimit me ide, jo me ofendime.

“Sa i përket gjuhës të kundërshtarit tonë, mund të them që në radhë të parë ofendon jo vetëm qytetarët e Kosovës, ofendon jo vetëm partinë më të vjetër në Kosovë, por në esencë është një shenjë e panikës. Shenjë e panikut, e nervozizmit në të cilin unë as nuk futëm në atë kartë të pështymës politike në këtë moçalin e madh të pështymave, por vazhdoj të insistoj të flas për të ardhmen e Kosovës dhe vazhdoj të insistoj të ballafaqohemi në debat. Kudo, në cilindo vend, madje edhe në tubim të tij shkoj. Le ta zgjedh një tubim, me sallë të mbushur plot po debatojmë për programin. Edhe në seli të partisë, edhe në zyre të tij, kudo qoftë. Unë besoj që ne e kemi për obligim të ballafaqohemi, jo të shtyhemi me sharje me ofendime, të flasim për idetë për të ardhmen”, tha ai në një intervistë në T7

Related Articles