Abdixhiku e krahason Kurtin me Don Kishotin: Personazh tragjiko-komik që sheh dhe krijon veç kundërshtar

Abdixhiku e krahason Kurtin me Don Kishotin: Personazh tragjiko-komik që sheh dhe krijon veç kundërshtar

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në fjalën e tij në Kuvend në seancën e jashtëzakonshme ka krahasur Albin Kurtin me personazhin e Don Kishotit. Sipas Abdixhikut, Kurti është personazh tragjiko-komik.

Para deputetëve të Kuvendit, Abdixhiku tha se Kurti kur zgjodhet në mëngjes çdo ditë, sheh dhe krijon veç kundërshtarë.

“Sot dua t’i drejtohem kësaj salle me një pamje të thjesht por fatkeqësisht i dëmshëm për realitetin tonë, atë të Don Kishotit si një metaforë politike sepse për fat të keq shteti ynë, republika jonë ka një kohë që po udhëhiqet jo nga arsyeja por nga një realitet paralel që e sheh veç një njeri politik në vend, Albin Kurti”

Për ju që bërtisni teksa flasim ne këtu, Don Kishoti është një nga personazhet më të famshme të letërsisë, figurë komplekse, tragjike, shpeshëherë komike, pra figurë tragjiko-komike. Sikur Don Kishoti i Servantesit dhe Albin Kurti i VV-së, zgjodhet çdo mëngjes në një botë që e ka krijuar vetë dhe në atë botë Albin Kurti i VV-së sheh dhe krijon veç kundërshtar”, tha Abdixhiku para deputetëve.

Related Articles