Abdixhiku: Enver Maloku ishte një patriot model i orëve më të rënda të Kosovës

Abdixhiku: Enver Maloku ishte një patriot model i orëve më të rënda të Kosovës

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka lartësuar jetën dhe veprën e Enver Malokut në 24-vjetorin e vrasjes së tij.

Sipas Abdixhikut, Maloku ishte një gazetar vetëmohues, një ëndërrimtar i lirisë, një intelektual i pashoq, një adhurues i shkrimit, rokut, e vetë shpirtit kulturor të shoqërisë sonë – ishte një patriot model i orëve më të rënda të Kosovës.

“Nderuam Enver Malokun, në 24 vjetorin e e vrasjes së tij. Ai ishte një gazetar vetëmohues, një ëndërrimtar i lirisë, një intelektual i pashoq, një adhurues i shkrimit, rokut, e vet shpirtit kulturor të shoqërisë sonë – ishte një patriot model i orëve më të rënda të Kosovës. Mbi të gjitha, ishte bartës i dritares informuese në lëvizjen më të madhe nacionale për liri, pavarësi e demokraci”.

“Në Bregun e Diellit, pranë banesës së tij, ai u qëllua në mbrëmjen e 11 janarit të vitit të lirisë. Rrugëtimi i tij drejt lirisë u ndërpre në gjysmë, por ëndrra e nisur nga ai vazhdon të mbetet udhërrëfim për ne”.

Related Articles