Abdixhiku falënderon mbi 171 mijë votuesit e kësaj partie

Abdixhiku falënderon mbi 171 mijë votuesit e kësaj partie

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shkruar në Facebook, pasi janë numëruar të gjitha votat.

LDK-ja ka marrë 171,249  vota, për këtë Abdixhiku ka thënë se kjo rritje flet shumë.

“Plot 171,249 falënderime për qytetarët e Kosovës që e votuan LDK-në këtë herë. Kaq u bëmë tani. Ishim vetëm 110,206 katër vite më parë, dhe kjo rritje na flet shumë”, ka thënë ai.

Ai ka falënderuar qytetarët edhe për votat që ia kanë dhënë atij si kandidat me numër 1.

“Më duhet, t’i falenderojë, në veçanti të 146,352 votuesit e LDK-së që më dhanë mbështetje si bartës i listës. Kjo mbështetje rekord, mbi 85%, është mbështetje për ndryshim të mëtutjeshëm në rrugëtimin tonë përpara brendapartiak! E kam të qartë mesazhin tuaj për LDK-në! Do ta kthejmë në veprim”, ka shkruar Abdixhiku.

Related Articles